Pyetje & Përgjigje
Rojet nga Ankora u planifikua për fëmijët e moshës 8-11 vjeç dhe u testua me djem e vajza të kësaj grupmoshe - por çdo moshë mund ta luajë nëse ka dëshirë.
Kur krijuam "Rojet nga Ankora", patëm në mendje fëmijët e grupmoshës 8-11 vjeç, ndaj përshtatëm për ta pamjen, numrin, nivelin e fjalëve për lexim, si dhe llojin e aktiviteteve. Kjo nuk do të thotë që fëmijët më të vegjël se kaq nuk mund të luajnë dhe kënaqen, por mbase atyre mund t'u nevojitet ndihma e të tjerëve; gjë që mund të jetë një mundësi e mirë për t'u ulur dhe t'i jepni një dorë fëmijës.
Loja Rojet nga Ankora është dizajnuar për tabletë dhe telefona të mençur të cilësisë së mesme dhe të lartë për sistemet operative të iOS (Apple) dhe Android.
Me kapjen e përjetimeve më të mira, ju sygjerojmë ta luani lojën Rojet nga Ankora në pajisje të mençur sa më të re, e cila bart minimalisht 2GB RAM në një sistem operativ (OS) me përditësimet e fundit:
- iPhone dhe iPad me 64bit; me memorie minimle prej 2GB RAM; me sistem operativ 10, ose më lart.
- Pajisjet e Android me memorie minimale prej 2GB RAM; me sistem operativ Android 6 ose më lart.
- Pajisjet Amazon me memorie minimale prej 2GB RAM; me sistem operativ Fire 7 ose më lart.
Jo! Aktualisht nuk është e mundur. "Rojet nga Ankora" fillimisht është lëshuar në qarkullim si aplikacion, sepse celularët janë në përdorim shumë të madh nga grupmosha 8-11 vjeç.
Po! Nuk është e domosdoshme që prindërit të hapin llogari, në mënyrë që fëmijët të përdorin aplikacionin. Megjithatë, hapja e llogarisë është një mënyrë e mirë për të ndjekur ecurinë e fëmijës, merr informacione për përvojat e tyre gjatë lojës, plus ide dhe sugjerime për lojëra jashtë botës virtuale.
Po! Shkarkoni lojën në pajisjen tuaj dhe filloni të luani. Hap një llogari duke vizituar Kullën e Vrojtimit dhe ndiqni udhëzimet e Vrojtuesit. Aty keni mundësi të regjistroni secilin fëmijë me emrin e tij dhe të versionit të lojës. Kurdo që ndonjëri nga ata dëshiron të luajë, mund të futet dhe të luajë pjesën e tij të lojës.
Gjatë lojës do të vëresh një ikonë 'Pauzë' (dy vija: "II"), në pjesën e sipërme të ekranit. Kliko mbi të, dhe në mesin e ekranit shfaqet një menu. Aty mund të përzgjidhni nëse dëshironi të vazhdoni ose ta përfundoni kërkimin.
Kur të shkosh te Klubi Krijues (vendi ku bën lutje dhe poston foto), Teatri i Sagës (ku mund të shikosh video), Zona e Profilit (ku mund ta modifikosh personazhin tënd), si dhe Kohështrirja (ku mund të gjesh pasazhet biblike), lart, në anën e djathtë të ekranit, ndodhet një iks "X". Shtyp "X"që të mund të kthehesh tek qyteti i Ankorës (menuja kryesore e ekranit).
Në rast se shigjeta që ndodhet pranë fjalisë "Duke u ngarkuar", në anën e djathtë të pjesës fundore, nuk mbushet e tëra, kjo tregon se pajisja juaj nuk ka RAM të mjaftueshëm (përdorimi i zakonshëm i memories) për zhvillimin e lojës. Në rast se loja bllokohet ose prishet, mbylle aplikacionin tërësisht dhe hape sërish (kështu do të shfaqet vetëm logoja në ekran, përpara se të të ofrohet mundësia e përzgjedhjes së personazheve), e restauron lojën në mënyrë të sigurt. Lutemi na njoftoni nëse loja bllokohet në mënyrë të përsëritur, si dhe cilat pjesë kanë më tepër probleme (si p.sh. ngarkimi i kërkimit ose vizita në ndonjë pjesë të qytetit të Ankorës).
Personazhet, jeta dhe koha e botës së Ankorës, nuk ndodhen në Bibël. Kur një lojtar pranon një kërkesë për gjetjen e një 'tregimi të humbur' dhe e kthen në vendin e vet, ai tregim është automatikisht një tregim biblik.
Loja "Rojet nga Ankora" është krijuar për të qenë një hapësirë argëtuese dhe një vend ku fëmijët mund të zhvillojnë marrëdhënien e tyre me Perëndinë dhe Biblën. Materialet biblike rrjedhin nga përvoja mbi 150- vjeçare e Scripture Union në ndihmë të fëmijëve për t'u përfshirë në Bibël në një mënyrë fëminore dhe shoqërore. Skuadra krijuese e "Rojet nga Ankora" përfshin dizenjues lojërash të rangut botëror, që sigurojnë se loja është argëtuese, si dhe, shkrimtarë, teologë dhe praktikues me përvojë të besimit të krishterë.
Një skuadër teologësh dhe specialistësh të shërbesës me fëmijë, krijuan 'harkun e tregimeve biblike’ nga jeta e Jezusit. Këto tregime vihen në dispozicionin e lojtarëve bashkë me përditësimet e aplikacionit. Secili tregim do të regjistrohet në 'Kohështrirjen biblike', brenda aplikacionit, me qëllim që lojtarët të kuptojnë si është e lidhur Bibla.
Në Scripture Union nuk duam që pagesa të bëhet pengesë për fëmijët që duan ta luajnë lojën "Rojet nga Ankora". Prandaj, aplikacioni mund të shkarkohet dhe të luhet falas. Brenda aplikacionit nuk ka reklama ose kërkesa për të bërë blerje. Gjithçka është falas!
Ne e marrim shumë seriozisht sigurinë në internet dhe u përmbahemi legjislacionit dhe udhëzimeve më të fundit për t’u siguruar që lojtarët të mund të jenë sa më të sigurt. Gjatë regjistrimit, lojtarëve u kërkohet të krijojnë një emër përdoruesi ndryshe nga emri i tyre i vërtetë; të krijojnë një fjalëkalim të kujdesshëm, si dhe ta ruajnë të fshehtë. Kur krijojnë "miq" të ri, lojtarët do të dallohen vetëm me anë të emrit të përdoruesit të tyre dhe nuk ofrohet asnjë mundësi për kontakte ose biseda të lira mes lojtarëve. Lojtari mund të zgjedhë vetë nëse dëshiron ta bëjë publik postimin e vet tek faqja e lajmeve komunitare (tek klubi krijues, majtas, në pjesën e poshtme të ekranit); postimet publike nuk përfshijnë shkrime apo përmbajtje të lirë. Lojtarët kanë leje përdorimi për butonin 'Raporto' gjatë tërë kohës kur ndajnë postimet e tyre në faqen e lajmeve komunitare. Kjo shfaqet si flamur i kuq në të gjitha postimet publike.
Kur një lojtar viziton Klubin krijues (pjesa e majtë fundore e ekranit), ata mund të shohin postimet publike të lojtarëve tjerë dhe mund të zgjedhin nëse duan t'i "ndjekin" ata. Ky është një veprim "miqësor". Lojtarit, kështu, i ofrohet mundësia për ta parë emrin e personazhit të lojës së lojtarit në zonën e Ankorës.
Tek Klubi krijues, lojtarët mund të vendosin postime të përjetimeve të tyre nga loja, duke përfshirë shkrime, vizatime, figura, audio dhe/ose fotografi. Sipas dëshirës të tyre, 'postimet me figura' mund t'i bëjnë publike duke i postuar në faqen e lajmeve komunitare. Kështu, lojtarët e tjerë mund t'i shohin këto postime. Faqja e lajmeve komunitare është po ashtu vendi ku lojtarët marrin lajme rreth lojës nga skuadra, duke përfshirë njoftimet për videot që mund të shikohen. Videot e reja zakonisht shpërndahen ditën e martë ose ditën e enjte.
Një lojtar mund të postojë sa të dojë t'i ruajë postimet e tij në Klubin e tij krijues (shih anën e majtë fundore të ekranit). Këto mund të ruhen në pajisjet e tyre elektronike dhe mund të shfaqen ose shpërndahen personalisht me njerëz të tjerë. Për shkaqe të sigurisë kibernetike, sipas përvojës së aplikacionit, vetëm postimet me figura mund të bëhen publike dhe të shpërndahen në faqen e lajmeve komunitare.
Jo! Loja Rojet nga Ankora nuk përmban reklama dhe nuk bëhen blerje brenda aplikacionit si dhe nuk ka pagesa të fshehta brenda tij. Loja Rojet nga Ankora u përmbahet rregullave të COPPA (SHBA) për reklama, sigurinë e fëmijëve në internet si dhe mbrojtjen e të dhënave. Shih www.coppa.org.
Mbledhja e gjërave në kërkimet biblike është shumë argëtuese dhe shpeshherë ne marrin kërkesa të panumërta prej lojtarëve që na pyesin si mund të gjejnë pjesën që mungon. Natyrisht që ne nuk mund ta dimë cila pjesë mungon! Por, më poshtë janë disa këshilla, si ndihmë, për t'i gjetur ato:
- Ndërsa luan tek pjesa e kërkimeve biblike, rruga shpeshherë ndahet në dy drejtime të ndryshme, të cilat bashkohen sërish më vonë gjatë lojës.
- Mund të të duhet të eksplorosh të dyja rrugët që t'i gjesh gjërat.
- Gjërat mund të jenë të fshehura nën portën me hark sipër, në platforma ose nëpër vrima!
- Kur personazhi yt i lojës arrin në një vend të ri, ai mund të ketë përballë një drejtim të caktuar. Gjithmonë ia vlen të kthehet pak mbrapa dhe të ecë paksa në drejtimin e kundërt, sa për t'u siguruar se mbrapa tij nuk ka ndonjë gjë të fshehur.
Synimet janë të ndryshme: Njëri është gjithmonë "të përfundosh kërkimin". Një tjetër mund të jetë "të mbledhësh rruazat blu të dritës" ndërkohë që merr rrugë të ndryshme gjatë kërkimit. I treti mund të jetë një person, objekt ose ndonjë rrotull dorëshkrimi. Ndonjëherë arrin rastësisht tek këto gjëra gjatë kohës së lojës. Herëve të tjera mund të të duhet të kërkosh më shumë e madje edhe të gjurmosh nën tokë!
Po! Aplikacioni është i disponueshëm në Anglisht, në Uelsh, si dhe në Serbisht: sapo ta shkarkoni aplikacionin dhe ta keni hapur, do të mund të zgjidhni gjuhën Angleze (English) ose Velshiane (Cymraeg) ose Serbisht (Srpski) ose Shqip.
Emri buron nga gjuha latine "Ancora" që do të thotë "spirancë". Është një fjalë e lashtë, Latine ose Greke, nga koha e hitejve! Kuptimi dytësor i fjalës "Ancora" është "mbështetje", ose "shpresë". Kjo fjalë bën që loja dhe qyteti i Ankorës të kenë cilësi pozitive dhe që lojtarët të njihen me tema dhe vlera pozitive biblike.
Aplikacioni "Rojet nga Ankora" është një mjedis loje, i dizenjuar që fëmijëve të grupmoshës 8-11 vjeç, t’u ofrojë një hapësirë argëtuese dhe një vend pozitiv ku ata mund të zhvillojnë marrëdhënien e tyre me Zotin dhe Biblën. Faqja e internetit të "Rojet nga Ankora" është për të siguruar informacione, mbështetje dhe materiale për të rriturit, që kanë lidhje me fëmijët në familje, kisha ose shkolla.
Po! Shumë po përdorin lojën nëpër kishat e tyre, në klubet e fëmijëve dhe më gjerë. Mundësi të tjera përdorimi mund të jenë:
- të caktosh disa minuta për një grup para Shkollës së së Dielës;
- të krijosh një klub në mesjavë ose ndonjë grup qelizor;
- të krijosh një zonë zbavitjeje në festa ose konferenca;
- ta përfshish në dhomën e lutjes ose si njërën prej pikave të aktivitetit të përgjithshëm për fëmijët mysafirë;
- të transmetosh lojën në një ekran të madh në mënyrë që të gjithë fëmijët të mund të përfshihen në lojë;
- të përfshish lojën në rrethin tënd të rregullt të aktiviteteve;
- të mbash ndonjë takim tematik; të organizosh ndonjë klub pushimesh me lojën "Rojet nga Ankora";
- ta prezantosh në ndonjë takim ku ka larie moshash.
Herë pas here marrim komente nga të rriturit ku na tregojnë se kanë dëshirë që para se t'ua lejojnë lojën fëmijëve të tyre, paraprakisht ta luajnë vetë. Ky është një parim i shëndoshë! Udhëzimet për sigurinë e fëmijës në internet i shtyjnë prindërit dhe kujdestarët për ndërmarrjen e hapave shumë më aktivë në monitorimin e aktiviteteve të fëmijëve në internet – jo vetëm në lojërat me aplikacione, por edhe në lojëra të tjera, faqe të rrjeteve të ndryshme sociale (një numër i konsiderueshëm i fëmijëve të mitur i përdorin ato) si dhe çfarë shfletohet në faqet ku shpërndahen video.
Nëse nuk ke përvojë me lojërat, shpresojmë që këto kredenciale të ofrojnë sigurinë e nevojshme për aplikacionin në fjalë:
Në Scripture Union e marrim shumë seriozisht përgjegjësinë ndaj fëmijëve. "Rojet nga Ankora" vjen pas një përvoje mbi 150-vjeçare të ekspertizës sonë në punën me fëmijë, eksplorimeve teologjike dhe ofrimit të mbështetjes me burime për kishën në mision. Per më tepër rreth Sripture Union, lutemi të vizitoni faqen tonë në internet www.scriptureunion.org.uk.
Rojet Inga Ankora është ndërtuar nga ndërmarrja Dubit Limited, një kompani e specializuar në lojërat e fëmijëve dhe kërkime (Shih www.dubitlimited.com).
Lola u përmbahet me rreptësi rregullave të Children's Online Privacy Protection Act of 1998 – COPPA (Akti për mbrojtjen në internet të privatësisë së fëmijës i vitit 1998) (Shih www.coppa.org).
Loja është fituese e çmimit "Aplikacioni i vitit 2015", "Përdorimi më inovativ i medies dixhitale", "Aplikacioni i vitit 2017" dhe "Projekti më i mirë për fëmijët 2017", duke i dhënë njohje këtij produkti.
Mos harroni se, edhe nëse nuk jeni i familjarizuar me lojën, fëmijët me siguri mësojnë shpejt për ta luajtur! Pse të mos ulesh me ta dhe ta eksploroni lojën bashkërisht?! Në këtë mënyrë mund ta ndash përvojën tënde me ta – duke vështruar si zhvillohet loja – duke gjetur kështu mundësi për të biseduar në mënyrë të natyrshme për Zotin, Biblën si dhe tregimet e Jezusit.