albanian ancora logo

Privatësia

Përditësimi i fundit: 03.09.2018.


Scripture Union Angli & Uells, krijues i lojës Rojet nga Ankora, është i zotuar për t'i ruajtur të sigurta të dhënat tuaja. Njoftimi për Privatësinë shpjegon se si, kur dhe pse i mbledhim të dhënat nga ju dhe për çfarë qëllimi i përdorim ato.

Kush jemi ne?

Scripture Union është një organizatë jofitimprurëse që punon për krijimin e mundësive për fëmijët dhe rininë për ta eksploruar Biblën, t'i përgjigjen ftesës së Jezusit dhe të rriten në besimin e tyre. Për t'u njoftuar më hollësisht rreth punës sonë, ftoheni ta vizitoni faqen tonë në internet www.scriptureunion.org.uk

Scripture Union është e regjistruar si organizatë jofitimprurëse në Angli dhe Uells me numër regjistrimi 213422 si dhe me numër të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuara 00039828. Për qëllime të këtij njoftimi, fjalët "ne" dhe "jonë" i referohen Scripture Union Angli & Uells, krijuesit e lojës Rojet nga Ankora.

Mbrojtja e të dhënave

Gjatë kryesjes së aktiviteteve tona ditore, ne i procesojmë dhe ruajmë të dhënat personale të mbështetësve, klientëve, vullnetarëve, mysafirëve, kontraktorëve dhe punonjësve tonë. Rrjedhimisht ne jemi të detyruar t'ju përmbahemi kërkesave të Rregullorës së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, Maj 2018 (GDPR). Përgjegjësitë tona ne i marrim seriozisht dhe ne ju sigurojmë se të dhënat personale që ne i pranojmë, ruhen, përdoren, transferohen dhe procesohen në përputhje me rregullat dhe çdo Rregullore tjetër të zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave, duke përfshirë por duke mos u kufizuar tek Rregulloret për Privatësinë Elektronike.

Ne, po ashtu, i ndjekim udhëzimet për trajtimin e mirë të donatorëve, të lëshuara nga Rregullatori për Ngritjen e Fondeve. Ne besojmë se kjo ndihmon në mbështetjen e personelit tonë si dhe anëtarëve të ngritjes së fondeve të cilët vijnë në kontakt me mbështetësit për të krijuar kujdes cilësor ndaj klientelës, duke i siguruar se kushdo që dhuron donacion për ndonjë organizatë jofitimprurëse, është në gjendje të merr një vendim të lirë dhe mbi bazën e informacionit.

Ne jemi të regjistruar pranë Rregullatorit për Ngritjen e Fondeve dhe kemi për qëllim plotësimin e standardeve të shpallura në kodin e tyre për Praktikat e Ngritjes së Fondeve. Për me tepër inforacione të detajuara, shihni Politikën e Privatësisë në verzionin e plotë që është vetëm në gjuhën angleze, këtu.