albanian ancora logo

Kushtet e përdorimit

Përditësimi i fundit: 03.09.2018.


Luteni që para përdorimit të faqes sonë t'i lexoni me kujdes Afatet dhe Kushtet e Përdorimit. Në rast se keni ndonjë pyetje rreth saj, mund të na kontaktoni këtu.

Kushtet kryesore

Të gjitha përmbajtjet e faqes sonë janë aty që ju t'i shikoni, shkarkoni dhe/ose përdorni. Ju nuk mund t'i shisni ato dhe as të pretendoni se e keni bërë ju këtë faqe interneti. Gjithçka që ju na tregoni (p.sh. emri dhe adresa juaj e emailit) i nënshtrohet politikës sonë të privatësisë. Lutemi që edhe këtë pjesë ta lexoni para se ta vizitoni faqen tonë në internet. Kjo faqe përdor cookies. Lutemi të lexoni Politikën e "Cookies" para se të vizitoni faqen tonë në internet. Nëse nuk bini dakord me kushtet tona, nuk duhet të lidheni dhe as ta shfrytëzoni në ndonjë mënyrë faqen tonë.

Rreth nesh

Lojën Rojet nga Ankora e ka krijuar Scripture Union Angli & Uells - një organizatë jo fitimprurëse e regjistruar në Angli & Wales me numër 213422 dhe me numër të shoqërisë më përgjegjësi të kufizuara nr. 39828. Organizata në fjalë ëshë po ashtu e regjistuar për TVSH me numër GB 233473180. Schripture Union Kosova, nga ana tjetër, është pjesë e familjes së Scripture Union International. Ajo është e regjistruar pranë Administratës Tatimore të Kosovës. Zyra e Scripture Union Angli & Uells është në Trinity House, Opal Court, Opal Drive, Fox Milne, Milton Keynes MK15 0DF. Tel: +44 (0)1908 856000. Zyra e Scripture Union Kosovë ndodhet në Rrugën "28 nëntori" nr. 200/6, 10000 Prishtinë. Tel: +383 (0)44 507 937.

Ndryshimet e këtyre kushteve

Ne mund të modifikojmë, ndryshojmë ose përditësojmë këto kushte në çdo kohë, prandaj, vizitojeni këtë faqe rregullisht. Për sa më sipër, nëse vazhdoni të përdorni faqen tonë, do të merret e mirëqenë se i pranoni të gjitha ndryshimet e këtyre kushteve.

Çfarë mund të bëni ju?

Faqen tonë në internet mund ta vizitoni e shfrytëzoni për këto qëllime:

  • për gjetjen e informacione për aplikacionin tonë "Rojet nga Ankora", që do të jetë në dispozicion në formën e aplikacionit për tablet.
  • për gjetjen e informacioneve rreth produkteve të tjera softuerike që ofrojmë

Në rast se hasni probleme me përdorimin e kësaj faqeje, lutemi vizitoni menynë Pyetje & Përgjigje ose na kontaktoni këtu.

Shkarkimi i softuerit tonë

Në rast se vendosni të shkarkoni cilindo prej produkteve tona softuerike (qoftë versioni i përkohshëm ose i përhershëm), përdorimi i softuerit përkatës do të qeveriset nga kushtet shtesë të licencimit. Nga ju pritet të pajtoheni me kushtet shtesë të licencës, para se të mund ta shkarkosh softuerin – Luteni t'i lexoni me kujdes.

Është faqja jonë e internetit

Kjo faqe dhe informacionet që përmban (përfshirë pa kufizime, formatin, faqosen, teksti, mjetet, fotografitë, pamjet, videot, vizatimet dhe çdo përmbajtje tjetër), softueri Rojet nga Ankora si dhe çdo produkt tjetër softuerik a material shtesë (si grafikë, audio vizuale ose të ngjashme) që janë në dispozicion në faqen tonë, janë pronë e jona ose e licencuesve tanë, sipas rastit. Të gjitha këto materiale janë të mbrojtura me të drejtën e autorit dhe me ligjet tjera për mbrojtën e pronës intelektuale. Përveç kur përdoren për qëllime private ose jofitimprurëse (ose sipas lejes tjetër me kushte të veçanta license), nuk keni të drejtë të përdorni asgjë prej pronës sonë. Ne rezervojmë të gjitha të drejtat në lidhje me faqen e internetit dhe përmbajtjen e saj, softuerin "Rojet nga Ankora" dhe të gjitha produktet e tjera softuerike ose të gjitha grafiket, ose përmbajtjet audio vizuale që janë në dispozicion nga faqja jonë në internet. Të drejtat dhe detyrimet tona ne mund t'ia transferojmë kujt të duam pa lejen tuaj.

Ndonjëherë gjërat nuk funksionojnë

Faqja e internetit ose çfarëdo pjese a përmbajtje/funksionim i saj i brendshëm, ndonjëherë mund të mos jenë të disponueshme për shkak të mirëmbajtjes, keqfunksionimit ose për shkaqe tjera. Ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për këtë, as për vonesat, gabimet, ndërprerjet ose defektet që ju mund të hasni. Ne nuk bëjmë asnjë premtim rreth performancës së faqes sonë të internetit.

Virusat

Ne nuk garantojmë që faqja jonë në internet nuk infektohet nga viruset, por ne ndërmarrim veprime të arsyeshme për përdorimin e antiviruseve të përditësuar, me qëllim të pakësimit të rrezikshmërisë së depërtimit të viruseve (të metat e sistemit operativ) në sistemin tuaj.

Ju jeni përgjegjës për konfigurimin e teknologjisë suaj informative, programeve kompjuterike dhe platformave, në mënyrë që të mund të vizitoni faqen tonë dhe çdo material apo softuer që është në dispozicion në këtë faqe. Ju duhet të përdorni softuerët tuaj për mbrojtje nga viruset.

Ju nuk duhet ta keqpërdorni faqen tonë në internet me qëllim, duke futur viruse, trojanë, bomba logjike, ose materiale të tjera që janë të infektuara ose të dëmshme nga ana teknologjike. Ju nuk duhet të tentoni të futeni në faqen tonë pa leje, në serverët në të cilët ruhet faqja jonë ose çfarëdo serveri, kompjuteri tjetër ose baze për ruajtjen e të dhënave që është e ndërlidhur me faqen tonë. Ju nuk duhet ta sulmoni faqen tonë përmes sulmeve që bllokojnë lidhjen në të ose bllokojnë shërbimin e shpërndarjes. Me shkeljen e këtyre dispozitave, ju kryeni vepër penale sipas Aktit për Keqpërdorimin e Kompjuterit i vitit 1990. Shkeljet e tilla ne mund t'i raportojmë tek organet për zbatim të ligjit dhe do të bashkëpunojmë me ato autoritete, duke e bërë të ditur identitetin tuaj. Në rast të shkeljeve të tilla, e drejta juaj e përdorimin e faqes sonë pushon menjëherë.

Fëmijët dhe të miturit

Ne ju bëjmë thirrje prindërve ose kujdestarëve të cilët i lejojnë fëmijët e tyre për përdorimin e faqes sonë në internet, që t'i njoftojnë ata për sigurinë në internet. Ti je direkt përgjegjës për vendimin nëse duhet lejuar fëmijën tuaj qasja në faqen e internetit.

Detyrimet tona ndaj jush

Faqja jonë e internetit ofrohet sipas modelit "siç është" dhe ne nuk kemi asnjë detyrim për çfarëdo dëmi të shkaktuar nga gabimet ose publikimet e çfarëdo informacioni, udhëzimeve ose skripteve që janë siguruar në lidhje me shfrytëzimin e faqes sonë. Ne nuk marrim asnjë përgjegjësi për asnjë dështim, humbje ose dëmtim që mund të vijë si pasojë e përdorimit nga ana juaj e faqes sonë, përveç rasteve të specifikuara më poshtë.

Të gjitha premtimet, përfaqësimet, kushtet, cilado qofshin ato, të parashikuara në statut ose me ligj, janë të lejuara deri në masën e plotë nga ligji i zbatueshëm, duke u përjashtuar nga marrëveshja jonë me ju dhe me këto kushte.

Asgjë në kushtet tona nuk e kufizon as përjashton detyrimet tona ndaj vdekjeve ose lëndimeve personale që vijnë si pasojë e neglizhencës, mashtrimit ose ndonjë detyrimi tjetër tonit, që nuk mund të përjashtohet ose kufizohet nga legjislacioni në fuqi i Anglisë ose që ndikojnë çdo të drejtë që ju keni si konsumator.

Scripture Union (përfshirë punonjësit, agjentët, nënkontraktorët, ose anëtarët e grupit të vet dhe palët e treta të lidhura me grupin), nuk pranon përgjegjësi në asnjë rrethanë për asnjë kosto, dëmtim, pretendim, humbje të supozuara të drejtpëdrejta ose të tërthorta apo që janë rrjedhoja të pasojave që mund të ngrihen si çështje nga ju, përfshirë, por duke mos u kufizuar, tek humbja e fitimit, humbja ose korruptimi i të dhënave, humbja e kursimeve, mundësive të biznesit, reputacioni ose çfarëdo humbjeje ekonomike.

Politika e Privatësisë

Politikën e Privatësisë sonë mund ta lexoni duke klikuar këtu.

Informacioni i mbledhur për ndjekje dhe mbështetja "Cookies"

Kjo faqe përdor "cookies". Politikën tonë të Cookies mund ta lexoni në çdo kohë duke klikuar këtu.

Lidhja në faqen tonë

Mund të lidheni në faqen tonë në internet, me kusht që ta bëni këtë në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme dhe që nuk cënon reputacionin tonë ose nuk përfiton prej tij.

Ju nuk mund të krijoni asnjë link ose të ndërmerrni çfarëdo veprimi në atë mënyrë që krijon përshtypjen e bashkëpunimit, miratimit ose pajtimit tonë për diçka që nuk ekziston.

Ne ruajmë të drejtën e fshirjes së atij linku, pa njoftim paraprak.

Nëse dëshironi që materialet në faqen tonë t'i përdorni ndryshe nga sa është parashikuar më sipër, ju lutem na kontaktoni.

Faqet e internetit të të tjerëve

Ndonjëherë faqja jonë ndan linqe ose do t'ju drejtojë në faqet e e të tjerëve. Këto faqe nuk kontrollohen nga ne dhe nuk mbajmë përgjegjësi mbi politikat dhe përmbajtjet e tyre dhe as nuk i miratojmë ato. Ju jeni përgjegjës për përdorimin e këtyre faqeve, duke përfshirë çfarëdo blerje përmes tyre.

Si përfundim…

Këto kushte si dhe çdo mosmarrëveshje në lidhje me to, rregullohen sipas ligjeve të Anglisë dhe gjykatat e Anglisë do të kenë juridiksionin ekskluziv lidhur me çdo pretendim, kundërshtim ose çështje që lidhet me kushtet ose faqen e internetit.

Na kontaktoni

Nëse dëshironi të na kontaktoni, lutemi të plotësoni formularin e mëposhtëm ose të na shkruani direkt në adresën tonë të emailit info@guardiansofancora.com.